Fuqia e femrës, Aurela Gaçe dhe Fifi publikojnë “S’nuk” (VIDEO)
Prit pak, ka dalë kënga e re e ”nonës së krimit”? Ok, paska dalë dhe urgjentisht të kërkoni në Youtube. ”S’nuk” është dueti mes Aurela Gaçes dhe Filloreta Raçit e njohur në publik si FiFi. Për Aurela Gaçen, këngët e së cilët mbeten hite që i dëgjon e këndon i madh e i vogël që nga ”Fati ynë shpresë e marrësi”, ”Origjinale”, ”Akoma jo”, ”Pa kontroll”, Hape veten”, ”Shpirt i shpirtit tim”… e 101 këngë që mbajnë vulën Gaçe, mbeten dhe nuk janë aspak muzikë ”fast-food”.
Besohet se nuk ka hapësirë pse të shpjegohet përcaktimi fuqia e femrës. Aurela vjen për herë të parë në një bashkëpunim me një artiste femër, pasi duetet Gaçe i ka të rralla.
Në këngën ”S’Nuk”, në pjesën e tekstit të Aurelës, thuhet:”Si dje e nesër ritmin e njëjtë do mbaj, ritmin e njëjtë do mbaj, jo nuk u ndala jo, si sot e nesër tipin e njëjtë do mbaj, tipin e njëjtë do mbaj”.
Ritmike, origjinale, shpërthyese që i shkon përshtat pistave ku tunden e shkunden njerëzit por mbi të gjitha larg klisheve dhe teksteve të cilat janë ”bosh”, Aurela ja qëlloi edhe me ”S’Nuk” si gjithmonë duke i dhuruar publikut një këngë ritmike plus dhuratë një mesazh për të qenë të njëjtë, të mbajnë të njëjtin ritmën dhe të mos merremi me jetën e të tjerëve.
Ky projekt muzikor është realizuar nga Kledi Bahiti që ka bërë muzikën, teksti u shkrua nga Fifi kurse kënga është nën producimin e Threedots Production. ‘S’nuk’ është finalizuar me një klip interesant nga Max Production.
Teksti
Perpara perpara nona krimit po vjen
Mu shty me to sbon se kuku masnej
Qka tgjen
Ruje ti hunen maje perveti
Mu bo na bashk
Besom ja vlejti
..
Kem energy edhe venin se lshojm
Si dje e neser ritmin e njejt do mbaj
Ritmin e njejt do mbaj
Jo nuk u ndala jo
Si sot e neser tipin e njejt do mbaj
Tipin e njejt do mbaj
A menojm per nesr
Snuk snuk
A flasim per tjerat
Snuk snuk
A na pelqejn neve
Tek tuk
O hajde tu bafsha
Takohemi te vendi
Hajt le ti mbajm njerzit n ajer
Sot do ta djegim vendin patjeter
Hajt le ti mbajm njerzit n ajer
Vetem n ajer
Vetem n ajer x2
Gjith e kom dit
Qe ko me ardh qekjo dit
Ska lan njeri pa thirr
Qe une ska me pa drit
Po une vetes mos i rash
Buzen tem thirre Bobomax
Per muzik kjo osht e rresht
E kshtu ose kthehu mbrapsht
Dje sot e neser un ti ajo aj
Un ti ajo aj
E jona osht nata
Presim mengjesin un ti ajo aj
Un ti ajo aj
A menojm per neser
Snuk snuk
A flasim per tjerat
Snuk snuk
A na pelqejn neve
Tek tuk
Hajde tu bafsha takohemi te vendi
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=08zhl4O2A70″ width=”560″ height=”315″]