Fustani i hapur, Princesha kërkoi të dukeshin plagët e operacionit

Mbesa e Mbretëreshës së Anglisë, Princesha Eugenie u martua ditën e sotme me Jack Brooksbank në Kishën e St. George në Windsor.

Princesha Eugenie kishte veshur një fustan të dizajnuar nga Peter Pilotto dhe Christopher De Vos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fustani me bisht madhështor i nxirrte në pah pjesën e kurrizit, kjo me një kërkesë të veçantë nga Eugenie në mënyrë që të  viheshin në pah plagët në shpinë të saj që ajo i ka si pasojë e një operacioni në shtyllën kurrizore në moshën 12 vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materiali i fustanit është projektuar nga Pilotto dhe De Vos në studion e tyre dhe përmban të qëdnrisura detaje të shumta që kanë kuptim të veçantë për Eugenie.

Princesha po ashtu mbante në kokë një kurorë, dhuratë nga Mbretëresha dhe përmban një total prej gjashtë smeraldesh.

Ajo u shoqërua në altar nga i ati Duka i York-ut ndërkohë që e ëma e priste plot krenari brenda kishës me vajzën e madhe Beatrice.

Princi Harry dhe Meghan Markle u futën në ceremoni  nga një derë anësore bashkë me William dhe Kate, fëmijët e të cilëve, George dhe Charlotte u ishin dhënë rolet kryesore në shërbim.

Dukesha e Sussex Meghan Markle, mori vëmendjen e të gjithëve, teksa kishte veshur një fustan ngjyrë blu, të dizenjuar nga “Givenchy” që të jepte idenë e një palltoje,  kombinuar me një kapele blu tepër elegante.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?