Fustani i shqiptares kushton sa një vilë në Bllok (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka shkëlqyer me fustanin e zi nga koleksioni i fundit i shtëpisë së modës “Ralph & Russo” në “Grammy Awards”. Rita Ora është personi i parë që shfaqet me fustanin e koleksionit të fundit pranverë/verë 2018, të shtëpisë së modës “Ralph & Russo”.

Marka e njohur ka veshur së fundmi Meghan Markle, kështu që mund ta kuptoni se bën veshje vetëm për emrat e mëdhenj të botës së modës. Fatmirësisht për Rita Orën, ajo u vlerësua si magjike ndërsa eci në tapetin e kuq të “Grammy Awards” me fustanin e markës, të zbukuruar me kristale argjendi, shkruan Icon Style.

Në përgjigjen zyrtare të marrë nga përfaqësuesja e “Ralph & Russo” thuhet se fustani ka një kosto prej 39,800 paund (përfshirë TVSH-në). Gjithashtu një tjetër detaj që jepet nga marka e njohur është fakti, që si një fustan i linjës “haute-couture”, këngëtares shqiptare i janë dashur rreth 3 muaj ose më shumë për t’u përfunduar, pasi janë marrë përmasat trupore./Albeu/

SHKARKO APP