”Fute kokën poshtë krevatit”, debat live nga Ilnisa-Meritoni me Eglën, aktorja: Më kër*ënuat me burg dhe heqje nga puna

Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, Ilnisa dhe Egla kanë pasur një javë plot me debate të forta dhe tensione, ku pjesë është bërë edhe Meritoni. Egla i është drejtuar disa herë duke i thënë ”futu poshtë jorganit dhe bëj atë që di të bësh më mirë”. Po ashtu përplasjet ka pasur edhe mes saj dhe Meritonit, ku Egla e ka prekur në fytyrë duke i kapur faqen.

Egla: Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbë te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.

Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur ‘Ilnisa do më heqë nga puna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meriton: Teta Eglantina, me ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokë bosh… Egla po flas!

Swiss Digital Mobile Reklama

Egla: Nuk ke për të folur.

Meriton: A do më lesh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin.

Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?