G Bani rikthehet tek sherri, banorit të ri i afrohet te fytyra

G Banit iu dha një shans i dytë për t’u rikthyer në ”Big Brother Albania Vip 4”. Kjo nga një avantazh që pati Gjesti, ku zgjodhi shtatë banorë në një televotim, por që u kthyen tre nga ta. Duket se reperi nuk ka marrë mësim pasi ishte përjashtuar me zarf të zi meqë e goditi në fytyrë. Sot ai ka eskaluar në një debat të ashpër me banorin e ri, Shkëlzenin. Artisti i afrohet te fytyra dhe i bërtet tejet shumë, derisa e gjithë kjo nisi për gjumë. G Bani po vazhdon të jetë i njëjtë dhe se loja e tij nuk ka ndryshuar, siç edhe hyri në fillim. Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë dhe sa gjatë do të qëndrojë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?