Gabimi fatal që ne bëjmë kur lajmë dhëmbët
Furça e dhëmbëve duhet të laget me ujë gjithmonë para aplikimit të pastës. Dr Bhalla thotë se një furçë e njomë bën të mundur që dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të mos dëmtohen.
“Përveç kësaj, lagështia ndihmon në aktivizimin e përbërësve të pastës së dhëmbëve, duke i bërë ato më efektive në luftimin e baktereve dhe ruajtjen e higjienës orale”, thotë ai.
Sipas dentistit, në rast se furça mbahet e thatë efektet negative në shëndetin tuaj oral janë të shumta, që nga gërryerja e smaltit të dhëmbëve e deri te prishja e tyre. Furça e thatë po ashtu acaron mishrat e dhëmbëve duke shkuar deri në inflamacion apo edhe sëmundje të dhëmbëve.