Gazetarja tregon ç’i ka punuar Albanit për intervistën: Telefonin s’e hapte…

Gazetarja Genta Hodo ishte e ftuara e rradhës në emisionin ”Mes Yjesh”, aty ku ka treguar dhe gjënë më të çmendur që ka bërë për të realizuar një intervistë. Ajo ka treguar se për të ftuar Alban Skënderaj në intervistë i ka shkuar deri në vendin ku po darkonte duke e ndërprerë. Genta shtoi se Albani u tregua i sjellshëm dhe pranoi që të intervistohej nga ajo.

”Gjatë verës në jug, marr vesh që ishte Alban Skënderaj që do të këndonte live atë natë në jug. Gjej numrin e menaxherit, por ai nuk po më përgjigjej. Më pas marr vesh që Albani po hante darkë diku. Shkoj atje dhe ishte me të atin, vëllain dhe i ndërpreva darkë. Shkoj e përshëndes dhe i tregua tejmase i sjellshëm se të isha unë dhe të më prishnin darkën dhe unë ja prisha darkën. Mbaroi shpejt e shpejt dhe erdhi më pas, e realizuam”.

Modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake që mori si pagesë

SHKARKO APP