Gazmend Paja drejt ikjes nga Portokallia? Zbulohet e vërteta

Aktori i njohur i show-t Portokalli, Gazmend Paja është pyetur lidhur me vazhdimësinë e tij në shoën e humorit, teksa nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit një ditë prej aty.

Paja është shprehur se aktorët janë njësoj si futbollistët, dhe në momentin që mund të ketë mundësi më të mira, do ta mendojë largimin nga Portokalli.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat sigurisht që do të shikoj punën time.

Për momentin jam mirë tek Portokalli, nëse Top Chanbel nuk vazhdon në linjat që unë kam nisur unë shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare.

Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në Portokalli por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo”, është shprehur Paja në emisionin Motor Plus.

SHKARKO APP