Genardi i famshëm ka qenë mësues: Erdha në Shqipëri nga SHBA-ja se një plumb qorr…

Genard Hajdini, fenomeni i Instagramit, i ftuar në një intervistë në Rreze Dielli tregoi më shumë për veten. Ai thotë se momenti më i vështirë i jetës ka qenë në vitet ’99, ku një plumb qorr i mori jetën nënës dhe ai u kthye nga SHBA-ja, pasi aty studionte për të qenë pjesë në varrim.

“Ka patur dhe problematikat e veta, ndërlikimet e veta, një gjë e vështirë ishte ajo e vdekjes së mamasë nga plumbi qorr në 99’ dhe aty patëm çik një stepje domethënë. Kishim qenë shumë më të lumtur, gjithë sëbashku, kishim ato pjesët tona si cdo familje ka hallet e veta në fakt, dhe është e vërtetë ajo që thuhet se ‘’halli-hallit nuk i ngjan’’ sepse është e vërtetë që çdo familje ka hallat e veta dhe po ti futesh në brendësi çdo njeriu ka problematikat. Në atë periudhë nuk isha në Shqipëri, erdha vetëm për varrimin sepse nuk isha në Shqipëri, kur ndodhi ajo se unë isha me studime në Amerikë, nga 95’ deri në 2003.Por në 99; ndodhi kjo dhe unë mora 10 ditë leje nga shkolla që të vija dhe erdha vetëm për të bërë varrimin dhe pastaj u ktheva prap në shkollë për të vazhduar shkollën sepse më iknin të gjitha, dhe bursa dhe gjithë të tjerat”.

Ai ka një anë tjetër që shumë prej jush ndoshta nuk e dinte më parë, ai ka punuar prej vitesh si mësues në një shkollë në Shqipëri, duke dhënë disa lëndë të rëndësishme. ”Kam dhënë mësim biologji, Kimi, dhe shkencat disa lënë që I kam dhënë nga klasa 7 deri në vit të 12-të. Marrëdhënia me nxënësit ka qenë shumë e mirë i bëja për të qëshur, i toleroja”.

SHKARKO APP