Genta Ismajli është këngëtarja e njohur nga Kosova që ka sjellë muzikë ritmike, si dhe balada të ndjeshme që kanë rezultuar tepër të suksesshme dhe të pëlqyera për publikun.

Pas hitin ‘Dy dashni’ që ka arritur mbi 18 milionë klikime në Youtube, ajo nuk është ende e vendosur për këngën e re që do sjellë në treg.

Në një intervistë për ‘Prive’, ajo tha se ka disa këngë të finalizuara si dhe pëlqen të rikthehet me një baladë, por është në dilemë.

E përfolur shpesh për jetën personale, këtë herë Genta rrëfeu arsyen përse nuk e ka një të tillë: “Jam rrugëve me punë, në studio dhe nuk kam ndonjë jetë personale. Shkoj në shtëpi, flej dhe punë.”