George Clooney, ja pse fytyra e tij është më e bukura në botë
Prej më shumë se 10 vjetësh të karrierës së tij kinematografike ai është cilësuar si një nga meshkujt më tërheqës. Por tashmë George Clooney ka me vete edhe fjalën e shkencës. Edhe pse është 56 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, sipas shkencëtarëve Clooney ka fytyrën më të bukur në botë.
Sipas një teorie të quajtur “proporcioni i artë”, i mbështetur në parametrat e Greqisë Klasike, aktori 56- vjeçar është 91.86% i përsosur.
Ai i është nënshtruar testit me teknikat e fundit të hartës së fytyrës të kirurgut estetik britanik Julian De Silva.
Forma e syve, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës e kanë kurorëzuar atë si më të ngjashëm me idenë që kishin për bukurinë grekët e lashtë.