Georgina dhe Cristiano drejt altarit, detaje nga dasma e shumëpritur në Portugali

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez thuhet se janë pranë një prej momenteve më të rëndësishme të lidhjes së tyre. Pas disa vitesh së bashku, pesë fëmijëve dhe fejesës së bërë publike në vitin 2025, çifti raportohet se po përgatitet të kurorëzojë dashurinë me martesë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ceremonia pritet të zhvillohet këtë fundjavë në Madeira, ishulli ku ka lindur dhe është rritur ylli portugez. Katedralja historike e Funchal-it përmendet si vendi ku mund të mbahet ceremonia fetare, ndërsa pritja luksoze raportohet se do të organizohet në hotelin prestigjioz Savoy Palace.

Data 8 gusht është përmendur nga disa burime si dita e mundshme e dasmës, ndërsa zërat për një ceremoni në Sintra nuk janë konfirmuar. Ndërkohë, përgatitjet duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare, me masa të shtuara sigurie dhe kufizime të përkohshme në disa ambiente të hotelit ku pritet të zhvillohet festa. Zgjedhja e Madeirës ka edhe një vlerë emocionale për Ronaldon. Pikërisht aty ai nisi rrugëtimin e tij në futboll, përpara se të shndërrohej në një nga sportistët më të njohur dhe më të suksesshëm në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo dhe Georgina u takuan në Madrid në vitin 2016 dhe që atëherë kanë ndërtuar një familje së bashku. Futbollisti portugez ka folur shpesh me vlerësim për partneren e tij, duke e cilësuar në një intervistë të mëparshme si “gruan e jetës sime”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëse emrat e të ftuarve mbahen ende të fshehtë, mediat kanë përmendur disa figura të njohura nga sporti dhe showbizi si Kylian Mbappé, Vinicius Junior, Rio Ferdinand, Rihanna, Drake, Jennifer Lopez, Vin Diesel dhe Piers Morgan. Në listën e emrave të përfolur është përfshirë edhe Lionel Messi, por pjesëmarrja e tij nuk është konfirmuar.

Nëse këto raportime rezultojnë të sakta, dasma e Ronaldos dhe Georginës pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të vitit, duke bashkuar vëmendjen e botës së futbollit me atë të industrisë së argëtimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?