Georgina po fiton rreth 9 milion euro për një sezon në Netflix, një nga influencueset më të pasura në platformë

Georgina Rodriguez ka vazhduar të rrisë statusin e saj si një figurë e njohur në industrinë e argëtimit, veçanërisht pas publikimit të sezonit të tretë të dokumentarit të saj në Netflix, “I Am Georgina”.

Partnerja e Cristiano Ronaldos po fiton rreth nëntë milion euro për sezon, një shifër që e pozicionon atë si një nga influencueset më të pasura në platformë.

Dokumentari ka dëshmuar se si Georgina ka arritur të shfrytëzojë popullaritetin e saj për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.

Ajo ka përfituar nga ky sukses edhe përmes një klinike të transplantimit të flokëve, të cilën e menaxhon së bashku me Ronaldon, dhe e cila gjeneron rreth dhjetë milionë euro në vit.

SHKARKO APP