Georgina Rodriguez zbret në Sanremo dhe shkon në hotel me 3 yje

Edhe Georgina Rodriguez do të jetë në Sanremo, në skenën e Ariston. Konfirmimi fotografik vjen në orët e fundit ku Georgina shfaqet në krah në Amadeus. Rodriguez nuk ka mundur t’i sjell fat Cristiano Ronaldos së saj, duke mos qene prezentë në tribunën e Napoli-Juventus.

Impenjimet për festivalin e Sanremos janë të shumta për të ju kushtuar të gjitha aktiviteteve. Ndër të tjera Festivali i Sanremos do ta vendosë përballë gjysmës së Italisë dhe përgatitjet janë themelore. Për emrin e saj kanë shpërthyer polemikat mbi të gjitha për rrogën që ajo do marrë nga festivali. Të shumtë janë ata që thonë se 140mije eurot e kërkuar për një natë në krah të Amadeus janë shumë.

Georgina Rodriguez dhe hoteli me 3 yje.

Por ajo që godet më shumë janë pamjet e vendit të zgjedhur nga Georgina Rodriguez në Sanremo. Bëhet fjalë për një hotel me 3 yje. Shumë pak duke menduar që ish shitësja e veshjeve është tashme një modele dhe influecer milionere.

Si ka mundësi që ka bërë këtë zgjedhje low profile? Përgjigja është e thjeshtë dhe banale njëkohësisht. Hoteli ndodhet pak metra nga Teatri Ariston, një komoditet që lejon një kursim të madh kohe.

Komode po veshje firme

Komode janë veshjet që Georgina ka zgjedhur për tu paraqitur në provat për Sanremon. Në fotot ‘e vjedhura’ nga jashtë hotelit ajo shfaqet e veshur me një palë streçe Alo Yoga, atlete Nike, një çantë Prada dhe një tjetër çantë e hedhur në qafë Louis Vuitton.

Pasuria duket se si bën shumë përshtypje partneres së Ronaldos, sepse ajo ka zgjedhur një miksim veshjesh low-cost dhe firme, të bashkuara me zgjedhjen e një hoteli të klasit të tretë. Por çfarë do të vesh natën e Sanremos, kjo mbetet për t’u parë.

SHKARKO APP