Gerd Vaso rrëfen ndarjen nga Enada Hoxha: “Nuk isha vetvetja”

Balerini i njohur Gerd Vaso ka ndarë për herë të parë detaje personale mbi ndarjen nga partnerja e tij,  Enada Hoxha,  në një intervistë ekskluzive për “Grida Duma Podcast”. Në një rrëfim të ndjerë dhe reflektues, ai ka folur për sfidat e jetës në çift,  karrierën artistike dhe përjetimet familjare që kanë shënjuar rrugëtimin e tij.

Gerd Vaso ka treguar se periudha e fundit e marrëdhënies me Enada Hoxhën ka qenë e vështirë dhe e mbushur me dilema personale. Ai pranoi se nuk ndihej më vetvetja dhe se kishte humbur shumë gjatë këtij rrugëtimi:

“Nuk isha vetvetja. Kam humbur shumë gjatë rrugëtimit tonë,” tha Vaso,  duke reflektuar mbi ndikimin emocional dhe profesional që pati marrëdhënia në jetën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë,  balerini foli hapur për krisjen e martesës dhe përfundimin e saj,  duke theksuar se ndarja nuk ishte e lehtë,  por e domosdoshme për të rikthyer ekuilibrin personal dhe profesional.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk hyri në detaje të thella,  por la të kuptohet se vendimi për t’u ndarë ishte i menduar dhe i ndikuar nga nevoja për të rigjetur vetveten.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?