Gigi Hadid kalon çdo limit, me një këpucë në pasarelë

Ajo është një nga modelet më të sukseshme dhe më të kërkuara nga shtëpitë e modës. Dhe këtë gjë Gigi Hadid e ka vërtetuar mbrëmjen e së hënës kur u detyrua qe të ecte me një këpucë në pasarelë. 22-vjeçarja nuk humbi as edhe një hap në Javën e Modës në New York, pavarësisht se mbante veshur vetëm një këpucë në shfaqjen e Anna Sui. Duke u treguar një profesioniste e vërtetë, supermodelja u detyrua që të imitonte lartësinë e thembrës së këpucës së saj të majtë duke ecur në majë të gishtërinjve. Ylli i pasarelave u shoqërua dhe nga motra e saj modele Bella, e cila gjithashtu ka shumë sukses në industrinë e modes.

SHKARKO APP