Gigi Hadid paditet se postoi fotografinë e saj në Instagram
Supermodelja Gigi Hadid është hedhur në gjyq për shkak të një fotografie të sajën që e publikoi në Instagram.
Agjensia fotografike që realizoi foton po padit yllin e pasarelave për shkelje të së drejtës së autorit.
Imazhi, që tani është fshirë, u postua në profilin e ‘Ëngjëllit të Victoria Secret’ më 11 tetor 2018.
Sipas padisë: “Hadid e dinte se kopjimi apo postimi i fotografive të saj në Instagram ose media të tjera sociale mbi të cilat ajo nuk ka marrë leje nga mbajtësi i të drejtës së autorit përbënte shkelje të së drejtës së autorit.”
Padia shton më tej se: “Agjensia është informuar dhe beson se Hadid, pa lejen apo pëlqimin e Xclusive, ka kopjuar dhe përdorur një fotografi me të drejtë autori në llogarinë e saj Instagram. Duke vepruar kështu, ajo ka shkelur të drejtat ekskluzive të riprodhimit dhe shpërndarjes. Xclusive informohet dhe beson se akti i i shkeljes ishte i qëllimshëm.”
KOHA JONË SONDAZH

