FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gimbo flet për takimin e Selinit me mamanë e tij, zbulon detaje nga marrëdhënia

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Gimbo, ka ndarë detaje të reja nga jeta e tij personale dhe projektet muzikore gjatë një interviste në Goca dhe gra.

Teksa foli për marrëdhënien me Selin Bollatin, romancë e cila nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gimbo zbuloi se lidhja e tyre po vijon edhe jashtë formatit dhe madje ka hedhur hapa të rëndësishëm përpara. Ai tregoi për takimin e partneres me mamanë e tij, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka shkuar mjaft mirë.

“Çika është duke u bërë gati (qesh). Selinës i kam treguar që do të të dërgoj, e kishim një takim shumë të mirë, u kënaqëm. Ishalla kështu vazhdon”, u shpreh ai, duke reflektuar një raport të ngrohtë dhe pozitiv mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ish-banori ndau edhe planet në muzikë, duke zbuluar se është duke punuar për një album të ri në bashkëpunim me Gjesti, fitues i Big Brother VIP Albania 4.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Albumi ka të veçantë, secila këngë është ndryshe nga tjetra, është një sound i ri. Nuk e keni ndjerë ndonjëherë, për këtë jemi munduar ta bëjmë në mënyra autentike të muzikës shqiptare”, tha ai.

Me një marrëdhënie në rritje dhe projekte të reja në horizont, duket se Gimbo po shijon një periudhë të rëndësishme si në jetën personale, ashtu edhe në karrierë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?