Gimbo i drejtohet Mirit: Ti je pedofil, të ishim jashtë e di unë çfarë do të bëja me ty
Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë nga një përplasje e fortë mes banorëve Dj Gimbo dhe Mirit, një konflikt që ka nisur që mbrëmjen e kaluar dhe ka vazhduar edhe sot. Tensioni mes tyre ka arritur një nivel të lartë, duke tejkaluar çdo normë të komunikimit të zakonshëm. Shkak i grindjes është bërë Selini, e cila ka një raport të ngushtë me Gimbon, gjë që ka irrituar Mirin, i cili kishte zhvilluar një afërsi me të para se Dj Gimbo të bashkohej me shtëpinë.
Gjatë përplasjes, Gimbo, i nxehur, i është drejtuar Mirit me fjalë të rënda dhe akuza serioze: “Ti je pedofil! I ke 40 e sa vjet edhe thua ajo ka qenë single, s’ka lidhje a? Ka ndenjur se ka qenë single, prandaj je pedofil”, duke pretenduar madje se këtë ia kishte thënë edhe babai i vajzës.
Tensioni u rrit kur Gimbo vazhdoi me fyerje dhe kërcënime të hapura: “Ti je legen, ti je ardh këtu brenda edhe të kanë dalë krejt fytyrat që i ke, e unë kam me ta nxjerrë edhe një fytyrë që e ke, edhe këtë fytyrën e viktimës”. “Të ishim jashtë, e di unë çfarë do të bëja me ty, unë meshkujt si ti i njoh shumë mirë”.
Nga ana e tij, Miri nuk ngurroi të përgjigjej, duke e quajtur Gimbon “pis” dhe duke vënë në dukje se Selini ishte beqare gjatë kohës që ai kishte afërsi me të. Kur Gimbo paralajmëroi se do t’i zbulojë “fytyrën e vërtetë”, Miri iu kthye prerë: “Ti s’ke shanse!”
KOHA JONË SONDAZH

