Gjergj Luca uron për Pashkë: Mos shikoni të majtë e të djathtë, në trenin e Evropës bëhuni të gjithë bashkë

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, në vijim të daljeve të tij publike në rrjetet sociale, ka përcjellë sot një urim për festën e Pashkëve, i shoqëruar me një thirrje për bashkim kombëtar përtej dallimeve fetare dhe politike.

Pasi kishte vizituar kishën dhe ishte lutur në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë, Luca ka ndarë një mesazh për reflektim dhe bashkim:

“Pashka dhe çdo festë tjetër fetare janë simbol i bashkimit mbarëkombëtar. Të gjithë së bashku – të krishterë e myslimanë – në trenin e integrimit do të mbërrijmë si anëtarë të denjë të Evropës së Bashkuar. Gëzuar!”

Ky mesazh nuk është thjesht një urim festiv, por një thirrje për tejkalimin e ndarjeve, që siç shprehet Luca, shpesh pengojnë përparimin tonë si shoqëri. Ai i rikthehet një prej vargjeve më të njohura dhe më domethënëse të rilindësit Pashko Vasa, “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit asht shqiptaria”, për ta risjellë me një aktualizim të fuqishëm në frymën e kohës:

“Shqiptarë, mos shikoni të majtë e të djathtë, por në trenin e Evropës bëhuni të gjithë bashkë!”

Ky mesazh i Gjergj Lucës vjen si një thirrje për unitet dhe vetëdije europiane, duke e parë integrimin jo thjesht si proces politik, por si një bashkim i vlerave që mbështeten në respekt, tolerancë dhe përkatësi kombëtare.

Albert Vataj

SHKARKO APP