Gjesti thyen heshtjen: Humbja e vëllait më ndryshoi, vuaj nga ankthi. Paratë nuk të bëjnë të lumtur

Pas shumë kohësh, Gjesti është rikthyer me një intervistë të ndjerë. I ftuar sonte në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për herë të parë publikisht për periudhën më të errët të jetës së tij: humbjen e vëllait, disa muaj më parë, në një aksident tragjik.

Në një rrëfim të mbushur me emocione, artisti tregoi se kjo ngjarje ia ka ndryshuar rrënjësisht jetën dhe mënyrën se si e sheh botën. Ai pranoi se pas asaj dite ka nisur të vuajë nga ankthi, një betejë me të cilën përballet ende çdo ditë, edhe pse përpara njerëzve përpiqet të shfaqet i fortë dhe me humor.

”Jam i thyer në një mijë pjesë. Po mundohem gjithë kohën të dal prej kësaj gjendjeje, dhe me ndihmën e Zotit kam për t’ia dalë. Prej rastit të vëllait unë kam ndryshuar komplet në sjellje e në mendime; kuptova që sot je e nesër nuk je. Filloi ankthi dhe sot jam ende me ankth, ende e vuaj. Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?