Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut do të zhvillohet më 4 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë datë do të mbahet seanca paraprake në ngarkim të Laert Haxhiut, i dyshuar nga SPAK për një sërë veprash të rënda penale, si “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, etj.

Gjykata e Posaçme ka shpallur datën e zhvillimit të seancës dhe ka njoftuar për të marrë pjesë në këtë gjykim viktimat e veprave penale dhe trashëgimtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, si dhe familjarët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

GJKKO ka thirrur shtetasit: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku, Amela Kondi (Selimi), Roza Selimi, Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa Mermali, Kujtim Mermali, Boranta Bashaliu, Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Rigels Rajku, Anisa Rajku, Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet e SPAK kanë treguar se tritoli i vendosur në ambientet e lokalit në pronësi të Noizyt, në qytetin e Durrësit, është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si përgjigje ndaj dhunës fizike që shokët e këngëtarit ushtruan ndaj Kleviol Ahmetit.

“Kur doli një video në ‘TikTok’ ku shihej se kishin rrahur Kleviol Ahmetin (Serbiano), i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonuan nëna dhe motra e tij dhe i treguan se u ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…”, ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rrëfimit të tij, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe ai porositi që t’i bëhej një dëm “Noizyt”, me pretendimin se rrahja që i ishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?