Goditën Klean, ja shteti ku fshihen Antonela me motrën e saj. Si u larguan nga Shqipëria bashkë me…
Motrat e njohur, Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e dy muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prengës, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë.
Që prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga emrat më të kërkuar nga policia. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë në Dubai, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës.
Një përplasje në rrjete sociale ka nisur midis 24-vjeçares dhe nënës së motrave Berisha. Klea Prenga, ka publikuar një koment të Donika Marashit, i bërë më 8 gusht, kur dhe ka denoncuar publikisht sulmin brutal të ish-konkurrentes së “Përputhen” dhe motrës së saj ndaj 24-vjeçares.