GoFundMe për Luizin shkakton polemika, deri tani janë mbledhur mbi 10 mijë dollarë
Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2” është këngëtari Luiz Ejlli dhe tashmë për të është krijuar edhe një GoFundMe në emër të tij, që njerëzit nga e gjithë bota të kontribuojnë me para. Llogarinë e ka hapur Sokol Tahiri, kunati i Luizit që edhe e takoi të shtunën në shtëpinë e BB Vip2, i cili e ka postuar linkun në Instastory.
Duke qenë se GoFundMe përdoret për çështje bamirësie për fatkeqësi/tragjedi të ndryshme, zakonisht për të mbledhur para në raste emergjente, sigurisht, ky vendim për të krijuar një llogari të tillë, nuk është pritur edhe aq mirë.
Të shumtë ishin ata që e komentuan veprimin si të pahijshëm, për shkak të qëllimit që vetë GoFundMe ka. Të tjerë e kanë quajtur si “mashtrim”, pasi sipas tyre, Luizi nuk ka asnjë dijeni për llogarinë e krijuar. Ndërsa një pakicë e komentuesve e kanë justifikuar hapjen e llogarisë me pretendimin që “gjithë Shqipëria po bën lekë në kurrizin e Luizit”.
Deri më tani, shuma ka shkuar në mbi 10 mijë dollarë.