Golat e shqiptarëve, Rita Ora mesazh të veçantë për Xhakën e Shaqirin

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora i është gëzuar pa masë paraqitjes së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Serbisë.

Ajo fillimisht ka filluar që ti përcjell të dy lojtarët në rrjetin social Instagram dhe më pas ka postuar fotot e tyre në InstaStory.

Rita ka shkruar se ndihet krenare për dy futbollistët kosovarë dhe fitoren e tyre kundër Serbisë në Kaliningrad.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Proud”, ka shkruar Rita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që edhe Rita gjatë koncertit të pavarësisë në Prishtinë kishte bërë disa herë shqiponjën para mediave shqiptare dhe atyre botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?