Gong Li, aktorja e famshme kineze që rivalizon Monika Bellucci-n
Gong Li, aktorja kineze qe nuk di te plaket kurre. Ajo është pothuajse moshatare me aktoren Monica Bellucci, por Gong Li duket shumë më e re.
Po kush është Gong Li?
Gong Li u lind më 31 dhjetor 1965 dhe është një nga aktoret më të mira kineze së bashku me Fan Bingbing dhe Zhang Ziyi. Ajo është bërë e njohur në arenën ndërkombëtare perms bashkëpunimit të ngushtë me regjizorin kinez Zhang Yimou.
Gong Li u lind në Shenyang, Kinë dhe ishte më e vogla ndër 5 fëmijët. I ati i saj ishte profesor i ekonomisë dhe ëma, e cila ishte në moshën 40-vjeçare kur lindi Gong ishte mësuese. Gong u rrit në Jinan, kryeqendrën e provinces Shandong.
Në vitin 1985, Gong u përpoq të hynte në shkollën më të mirë të muzikës në Kinë, por iu mohua hyrja. Më pas, u pranua në Akademinë Kryesore të Dramës në Pekin dhe u diplomua në vitin 1989. Ajo u divorcua me regjizorin Zhang Yimou, i cili e zgjodhi të luajë në filmin “Sorgumi i kuq”, filmi i tij i parë si regjizor.Pas debutimit në filmin “Sorgumi i Kuq”, Gong mori famë edhe në filma të tjerë me regji të Zhang Yimou.
Performanca e saj në filmin e nominuar për Oskar “Ngri lart fenerin e kuq” tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Ajo u quajt si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit të Venecias në vitin 1992.
Pavarësisht popullaritetit të saj, Gong e evitoi Hollywood-in për vite, për shkak të mangësisë në gjuhën angleze. Megjithatë ajo mori vlerësim të lartë në filmin “Kujtimet e një Geishe”, ku luajti përkrah Zhang Ziyi.
Në vitin 2014, ajo ishte kryetare jurie e Festivalit të 17-të Ndërkombëtar të Filmit në Shangai. Në të njejtin vit, ajo u ribashkua me Zhang Yimou në filmin “Coming Home”.
Jeta personale
Në vitin 1996, kishte zëra se Gong ishte martuar me gjigantin e duhanit Ooi Hoe Seong. Ata u martuan në nëntor të vitit 1996, por u ndanë në vitin 2010.
Në vitin 2006 u votua si gruaja më e bukur në Kinë.