Grabitet Rezart Veleshnja? Aktori sqaron ngjarjen: Është mashtrim se u çmenda

Ditët e fundit nëpër portale të ndryshme ka qarkulluar lajmi se aktori i Portokallisë Rezart Veleshnja është grabitur dhe dhunuar teksa po tërhiqte para, pranë një bankomati në kryeqytet.

Për të vërtetuar nëse ky është thjesht një aludim apo e vërtetë, në një video për “Wake Up”, aktori është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë por shpifje.

Ai tha se është bezdisur shumë nga këto lajme të rreme dhe se ligji për shpifjet duhet të kishte autoritet më të rëndësishëm mbi këto akuza të pabazuara.

“Kam dalë kam bërë një deklaratë se u çmenda, është mashtrim. Ligji për shpifjet duhet ët ishte një nga ligjet me të cilat duhet të ishte bërë nami.”– tha Rezart Veleshnja.

SHKARKO APP