Granit Xhaka bëhet baba, vjen në jetë fëmija i parë i çiftit (FOTO)

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, e kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Lajmin e ka konfirmuar vet mesfushori i Arsenalit duke e publikuar një fotografi me duart e çiftit dhe të foshnjës në rrjetet sociale. ”Mirë se vjen princesha jonë e vogël, mami dhe babi të duan”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale. Në bazë të këtij njoftimi bëhet e ditur edhe gjinia e fëmijës, që është vajzë, pasi që Graniti dhe Leonita nuk kishin preferuar ta tregonin gjininë gjatë shtatzënisë. Ky është fëmija i parë i çiftit që është në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa u martuan në vitin 2017.

https://www.instagram.com/p/B3T-MebHXY2/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP