Granit Xhaka mbështet Donaldin në finalen e Big Brother VIP: Në finale jemi me ty!

“Big Brother VIP Albania” ndodhet drejt fundit dhe javën tjetër do të kemi një fitues. Pas të premtes, konkurrentët e fundit do të dalin për të vazhduar jetën e tyre normale.

Një ndër banorët që mendohet se mund të fitoj çmimin e madh është aktori, Donald Veshaj, i cili është bërë kryefjala e shumë medieve rozë, për shkak të romancës me Beatrix Ramosaj.

Aktori ka marrë mbështetje të madhe sidomos nga figurat publike, si Mozzik, Blerim Destani, Stresi, Don Xhoni, etj.

Së fundmi listës i është bashkuar edhe Granit Xhaka.

Futbollisti i njohur ka realizuar një video të veçantë në Instastory ku ka veshur një bluzë me emrin e Donaldit.

“Donald, si fillim më li të flas. Suksese në finale jemi me ty, forca!” -thotë ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

SHKARKO APP