Greta Koçi flet për përfshirjen në politikë: Vazhdoj të jem e djathtë, por…

Greta Koçi ishte së fundmi e ftuar në emisionin në “Kurthin e Piter Pan” ku gjatë intervistës tregoi se ka qenë nënkryetare e përgjithshme e Forumit Rinor të PD.

Greta shtoi se sërish vazhdon të jetë e djathtë pavarësisht se nuk angazhohet më në politikë. Megjithatë, ajo theksoi se pavarësisht bindjeve politike, rëndësi ka të fitojë më i miri që të bëjë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Alketa Vejsiu: Sikur u more disa kohë me politikën, apo gaboj?

Greta Koçi: Isha nënkryetare e përgjithshme e Forumit Rinor të PD-së. Sigurisht, unë vazhdoj të jem e djathtë, por nuk angazhohem më. Në bindjet e mia familjare politike, vazhdoj të mbetem e djathtë.

Alketa Vejsiu: Kemi një demokrate të flaktë këtu.

Greta Koçi: Jo, nuk bëjmë fushatë. Të fitojë më i miri. Rëndësi ka të bëjnë më të mirën për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

SHKARKO APP