Greta tregon përse nuk merr pjesë në festivale
Këngëtarja shqiptare Greta Koçi, së fundmi ka ndarë disa kuriozitete me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku nuk kanë munguar as pyetjet nga ana e fansave të saj. Greta është pyetur se përse nuk merr më pjesë në festivale dhe ajo ka argumetuar përgjigjen e saj.
“Së pari, për ju që i shihni, festivalet janë argëtuese, por për ne që i kemi provuar është ‘strapacuese’. Gjithsesi mendoj se Shqipëria është ndër vendet e vetme ku bëhen ende festivale. Në botë bëhen ndarje çmimesh, vlerësim të këngëtarëve dhe hiteve të tyre gjatë një viti. Tek ne edhe kur tentohet të bëhet kjo, nuk ka vlerësim të ndershëm. Ka konjuktura, intriga. Nuk bëhen festivalet dhe garat që fituesi të dihet që më përpara se cili do të jetë, se është miku i këtij, miku i ati. Në art s’ka miq, s’ka hatër. Në art ka konkurim të ndershëm dhe vlerësim, për të gjithë artistët që lodhen shumë për t’i dhënë muzikë të mirë këtij vendi”, ka shkruar ajo në postim.
KOHA JONË SONDAZH

