Gruaja e Elvis Presleyt largohet nga scientologjia
Priscilla Presley, 72 vjeç është në mesin e personaliteteve të fundit të njohura, e cila ka dalë nga scientologjia. Kulti religjioz, të cilin e ka formuar shkrimtari L. Ron Hubbard, ka mbledhur shumë persona të famshëm në Hollywood, duke filluar nga Tom Cruise (55), John Travolta (63), Elisabeth Moss (35) e të tjerë. Ish-bashkëshortja e Elvis Presley hyri në kult në vitin 1977, pak kohë pas vdekjes së tij. Priscilla kishte dashur të hyjë më herët në scientologji, por Elvis kishte refuzuar kur kuptoi se sa para nevojiten. Ai ia ndaloi Priscilla që të ketë lidhje me sektin, por kjo e fundit në vitin 1977 kontaktoi John Travolta, i cili e futi në këtë sekt. Priscilla Presley kohë më parë u kishte thënë miqve se nuk mundej më. “U largua pas bisedës me Lisa Marie, e cila mori vendimin”, thanë miqtë e saj. Nga scientologjia janë larguar edhe Demi Moore, regjisori Paul Haggis dhe aktorja Lea Remini, e cila po ashtu nga fëmijëria ishte në sekt. Shumica e personave të famshëm kanë frikë të largohen nga scientologjia. Dyshohet se Tom Cruise dhe John Travolta nuk mund të largohen, pasi frikësohen se do t’ju dalin të gjitha sekretet në shesh.