Grupi Guns N’ Roses ngre padi ndaj një prodhuesi birre

Grupi i njohur Guns N’ Roses ka ngritur padi në gjykatë ndaj një prodhuesi birre në Kolorado (perëndim të SHBA) për emrin e një birre te quajtur “Guns ‘N’ Rosé”. Rokerët e denoncuan rastin si një ”dëm të pariparueshëm” të shkaktuar nga shkelja e dyshuar e një marke të regjistruar.

Birra artizanale në fjalë, emri i së cilës përmban një ”e” me theks që i referohet verës me ngjyrë rozë është prodhuar nga Oskar Blues Brewery, që është pjesë e grupit ‘’Canarchy Craft Brewing Collective’’.

Në padinë e depozituar të enjten në Los Angeles, grupi muzikor akuzoi prodhuesin e birrës se po ‘’luante në mënyrë të qëllimshme me reputacionin tregtar, prestigjin dhe famën e Guns N’ Roses, pa miratimin, autorizimin ose pëlqimin e GNR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi kërkon demshpërblim, përfshirë interesat dhe pagesën e shpenzimeve ligjore. Shuma e përgjithshme nuk bëhet publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?