Grupi muzikor përfshihet nga tsunami, këngëtari: Lutuni për time shoqe, është zhdukur
Po performonin në skenë mes duartrokitjeve të publikut, kur një dallgë e fuqishme mbuloi gjithçka, duke e kthyer mbrëmjen e kësaj të shtune, në një makth të vërtetë.
Grupi muzikor Seventeen u përfshi nga tsunami që goditi Indonezinë dhe ku për pasojë humbën jetën mbi 250 persona dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Si pasojë e tsunamit humbi jetën edhe menaxheri dhe batisti i grupit.
Mes të zhdukurve është edhe bashkëshortja e liderit të grupit, Riefian Fajarsyah.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan, “Lutuni për time shoqe, është zhdukur”.
Në pamjet e publikuara ai shihet mes lotësh duke treguar se çfarë ndodhi.
Po ashtu Fajarsyah, publikoi edhe një fotografi të së shoqes, aktores Dylan Sahara, e cila këtë të diel do kishte mbushur 26 vjeçe.





KOHA JONË SONDAZH

