Habit Naomi Campbell: Mund të rri ditë pa ngrënë

Supermodelja Naomi Campbell ka lënë pa fjalë në intervistën e saj të fundit kur është shprehur se ajo mund të qëndrojë me ditë pa ngrënë.

Në një intervistë për “Lorraine” Naomi është shprehur që ha bazuar në gjendjen që ajo është atë ditë.

“Unë ha kur më hahet. Nuk e lë veten të ngordh urie. Nëse dua të rri një ditë pa ngrënë, e bëj dhe thjesht konsumoj ujë ose pije. Varet se si ndihem. Kur është nxehtë, ndonjëherë nuk ha, thjesht dua të konsumoj lëngje. Është shumë vapë. Nuk është asnjëherë e planifikuar. Mund të jetë një ditë, mund të jenë dy ditë në javë. Thjesht si të ndihem,”-tha Naomi.

Më herët në vitin 2010 ajo ka thënë në emisionin e Oprah Winfrey që rreth tre herë në vit bënte një dietë shumë kufizuese, të quajtur “The Master Cleanse”.

Dieta konsistonte vetëm në në konsumimin e tre pijeve- limonatë, ujë dhe çaj laksativ. “Periudha më e gjatë që e kam bërë ka qenë 18 ditë. Është mirë ta pastrosh trupin njëherë në disa kohë.

Sa i përket stërvitjes ‘pantera e zezë’ u shpreh se e ka nisur vetëm 2 vitet e fundit.

SHKARKO APP