Habit Tristan Thompson, uron Khloen për ditëlindje me fjalët më të ëmbla

Historia e dashurisë por edhe skandalet e tradhtisë kanë bërë që Khloe Kardashian dhe ish-partneri i saj basketbollisti Tristan Thompson të jenë të qendër të vëmendjes për gjatë gjithë kësaj kohe.

Megjithatë pas skandalit të tradhtisë Thomspon nuk është shprehur, deri në ditëlindjen e ish-partneres së tij, të cilën e ka uruar publikisht përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një foto të saj me të bijën e tyre True.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gëzuar ditëlindjen Khloe Kardashian! Ti je njeriu më i bukur që kam parë ndonjëherë, si brenda ashtu edhe jashtë. Të falenderoj që je një mama e mrekullueshme  për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ty që kujdeset për të. Të uroj vetëm suksese si dhe të dërgoj bekime në rrugën tënde. Shijoje ditën tënde Koko,”-përfundon Tristan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai i ka habitur të gjithë ndjekësit me këtë postim, ndërkohë që nga Khloe nuk ka ardhur asnjë reagim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?