Hailey Bieber ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se Justin e trajton keq
Hailey Bieber po fliste per thashethemet e vazhdueshme në lidhje me martesën e saj me superstar-in Justin Bieber dhe trajtimin e tij ndaj saj gjatë viteve. Sidomos videot virale në Tik-Tok janë pafund ku pretendohet se Justin nuk sillet mirë me Hailey duke u përpjekur të kapin copëza të shkëputura videosh të nxjerra jashtë kontekstit.
Gjatë një bisede me Demi Lovato në podkastin e tyre “4D Me Demi Lovato”, modelja 24-vjeçare hodhi poshtë akuzat e ngritura kundër Justin, së bashku me përshkrimet e marrëdhënies së tyre.
“Unë mendoj se një nga gjërat më të mëdha është që ju duhet të dini se cila është e vërteta pas gjithçkaje. E dini, ka kaq shumë rrëfime që sillen rreth meje, rreth tij, rreth nesh së bashku, “,-filloi Hailey.
Hailey pastaj tregon drejtpërdrejt se disa njerëz mendojnë se Justin nuk është një burrë i mirë.
“Ekziston një narrative ku thuhet:” Justin nuk është i mirë me të dhe se ai e keqtrajton atë”, dhe është aq larg nga e vërteta, është komplet e kunderta “,- shton Hailey
Ajo vazhdoi të lavdërojë burrin e saj, duke shtuar: “Unë jam me të vërtetë me fat të them se jam me dikë që është jashtëzakonisht i respektueshëm për mua, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë. Pra, kur shoh që mendojnë ndryshe, unë jam thjesht, “Huh?” Të gjithë ata që na njohin personalisht do të thoshin të njëjtën gjë. ‘
Hailey ia atribuoi Justin-it faktin se gjithmonë i kujton asaj se sa vlerë ka në ditët kur ajo ndihet “low”.
“Unë mendoj se Justin bën një punë shumë të mirë duke më kujtuar sesa speciale jam per te, sepse kam ditët e mia kot ,ku mendoj,” Kjo është shumë dhe të gjitha gjërat që njerëzit thonë, nuk mund t’i përballoj dot sot, “,- tregon Hailey.
Pavarësisht se rrethohen nga shumë polemika, Justin dhe Hailey po tregojnë se po kthehen ndër çiftet më të konsoliduara të ShowBiz.