“Haja dru çdo ditë”, këngëtarja e njohur tregon tmerret e dhunës nga ish-i dashuri

Këngëtarja e njohur  Gerta Heta ka treguar një histori shokuese sesi i dashuri i saj i parë ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kërcënonte. E ftuar  në “Oktapod”  ajo rrëfeu se për 6 muaj ishte dhunuar sistematikisht dhe kishte pasur frikë t’i tregonte prindërve.

“Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thoja njeriu se më bënte presione. ‘Do t’i thyej këmbët vëllait tënd’, thoshte. Unë kisha frikë t’u tregoja edhe prindëve.

Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova fola. I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që mos të më linin vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit m’u gjetën jashte mase afër. 1 vit të tërë ata më sillnin, më prisnin në shkollë. Ai më përndiqte, vinte tek shkolla, shkruante tek muret ‘Gerta të dua, më fal’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi”, tregoi Gerta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?