Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Festa e Halloween, dita kur duhet të kesh karamele në shtëpi. Por përse vishen si fantazma fëmijët?

Aktualitet
E martë, 31 Tetor 2023 09:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

31 tetori është dita kur fëmijë dhe të rinj trokasin nëpër dyer dhe kërkojnë ëmbëlsira. Por përse vishen si fantazma?

Kur vjen muzgu ata dalin rrugëve, nga dy nga tre, të maskuar si vampirë, si fantazma, si shtriga dhe trokasin nëpër dyer duke thirrur: Të ëmblën a të thartën? (Süßes oder Saures). Është Halloween – dita kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar. 31 tetori është dita kur duhet të kesh ca ëmbëlsira në dollap.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 6 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 8 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 9 orësh

Nga të korrat te shenjtorët

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po nga vjen ky zakon? Thonë që është një shpikje e industrisë amerikane të konsumit, si Coca Cola, ose Santa Claus, apo trëndafilat e Shën Valentinit. Sepse edhe industria e Halloween-it nuk lodhet së tregtuari kunguj plasikë dhe maska të frikshme në mbarë botën. Ca thonë që vjen nga keltët, pra nga një festë e tyre në fund të tetorit,e quajtur “Samhain”, me  të cilën keltët festonin korrjet në fillim të dimrit. Por kisha, e cila bënte ligjin në të gjithë Evropën në Mesjetë, e shpalli natën duke u gdhirë 1 nëntori në festën e Të Gjithë Shenjtorëve. Që atëherë 1 nëntori është ditë pushimi, pra, festë zyrtare në disa lande të Gjermanisë me shumicë katolike.

Halloween rrjedh nga “All Hallows Eve” – ​​mbrëmja para Ditës së Gjithë Shenjtorëve. Është dita e përkujtimit dhe lutjeve për të vdekurit. Të cilët, sipas besimit të krishterë presin Ditën e Fundit, që përkon me rishfaqjen e Krishtit. Në krishterimin e hershëm njerëzit besonin se kjo ditë do të vinte shpejt. Por kjo nuk ndodhi. “Dhe pastaj,” shpjegon antropologia kulturore nga Boni Dagmar Hänel, “njerëzit pyesnin veten gjithnjë e më shpesh: Çfarë po ndodh në të vërtetë me shpirtrat, çfarë po bëjnë ata? Si mund ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë të kuptimtë? “Dhe kështu lindi koncepti i purgatorit: një lloj stacioni i ndërmjetëm midis vdekjes dhe përjetësisë, në të cilin njeriu fillon të pastrohet nga mëkatet.

Lidhje me botën e përtejme

Dagmar Hänel: “Ky besim është i pranishëm në të gjitha fetë: Ne mund të ndikojmë në jetën e përtejme dhe anasjelltas. Pra, ne lutemi, bëjmë bamirësi, dhurojmë – dhe kjo ka një efekt të drejtpërdrejtë në vuajtjet e shpirtrave të varfër në purgator. “Në mesjetë, njerëzit shkonin shtëpi më shtëpi natën para Ditës së Gjithë Shenjtorëve për të kërkuar dhurata. Në disa zona rurale të Gjermanisë ky zakon ka vazhduar edhe sot e kësaj dite: Beqarë kalojnë nëpër fshat, luten, këndojnë dhe bekojnë dhe si këmbim kërkojnë para ose ushqim. Në SHBA, ky zakon është kthyer në festë fëmijësh: “Trick or Treat”.

Me ardhjen e iluminizmit në shekullin e 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të, kishat u bënë skeptike ndaj zakoneve të vjetra dhe madje i ndaluan disa, thotë antropologja kulturore Hänel. Përveç kësaj, në rrjedhën e industrializimit, kishte një rrjet social më të dendur, kështu që nuk kishte më nevojë për të mbledhur kaq shumë dhurata për të varfërit. Veç kësaj me ligjet sociale të nxjerra nga Bismarku në fund të shekullit të 19-të, kjo nevojë u zhduk. Sepse tani ishte shteti përgjegjës për sigurimin e të varfërve. Dhe kështu ky zakon u zhduk.

Riimportim nga SHBA

Por: zakoni nuk vdiq tërësisht. Ishin emigrantët irlandezë që do ta merrnin Halloweenin në Amerikë, gjatë eksodit të tyre në shekullin e 19-të. Ata ishin të varfër, por zakonet i ruajtën. Lars Winterberg, një ekspert i antropologjisë historike dhe etnologjisë evropiane, beson se Halloweeni në fillim festohej kryesisht në zonat e emigrantëve të qyteteve të mëdha. “Integrimi rrallëherë funksionon si një rrugë njëkahëshe,” thotë Winterberg, “në fakt, pothuajse gjithmonë ka një përzierje të kulturës së migrantëve me atë të shoqërisë pritëse.”

Kështu u përhap zakoni i Halloween në të gjithë SHBA-në. Në fillim ishte më shumë një festë fëmijësh. Më vonë u “zgjerua”, nisën festat e para, kostumet, dekorimet. Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, festa u kthye në Evropë: Të parët që festuan Halloweeenin ishin ushtarët amerikanë të stacionuar në Gjermani. Por gjermanët nisën të miqësoheshin me këtë festë shumë vite më vonë vetëm nëpërmjet filmave dhe serialeve. /W/

*Silke Wünsch redaktore e kulturës

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 8 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.