”Hana” nga Fifi, në top listën e këngëve më të dëgjuara në botë (VIDEO)

Edhe brenda shtëpisë së ”Big Brother Vip Albania”, nuk harroi të krijonte dhe një perlë është edhe ”Diell”. Po flasim për artisten mjaft të dashur nga publiku, Fifin.

Kënga më e re e saj, Dj Pm dhe Dj Dagz është në top listën e më të dëgjuarave në botë. Tre ish-banorët e spektaklit “Big Brother VIP” bashkëpunuan me njëri-tjetrin duke sjellë projektin e ri muzikor.

Kënga dhe videoklipi u pritën shumë mirë nga fansat duke u kthyer kështu menjëherë në një hit. “Hana” është pëlqyer aq shumë, sa projekti ka arritur një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën.

SHKARKO APP