Harry dhe Meghan ndryshojnë mbiemrin e fëmijëve të tyre, Archie dhe Lilibet

Harry dhe Meghan, Dukat e Sussex, vazhdojnë të bëjnë jetën e tyre larg familjes mbretërore angleze. Çifti, megjithatë, u kthye për pak ditë në Londër për të vizituar Charles III, pas operacionit në prostatë.

Djali i dytë i mbretit dhe gruaja e tij së fundmi kanë krijuar uebsajtin sussex.com. Zgjedhja për të përdorur titullin fisnik mund të shkaktojë një reagim nga shtëpia britanike, e cila, për momentin, ende nuk ka mbërritur.

Megjithatë, ky nuk është ndryshimi i vetëm i madh, pasi Harry dhe Meghan kanë vendosur të ndryshojnë mbiemrin e dy fëmijëve të tyre, Archie dhe Lilibet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, Harry dhe Meghan kanë vendosur të përdorin “Sussex” si mbiemër për dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Popullariteti i Harry-t dhe Meghan-it nuk ka qenë kurrë kaq i ulët, kështu që sipas disa komentuesve qëllimi i çiftit mund të jetë të tentojë një afrim me Pallatin Buckingham.

Prandaj, dy fëmijët nuk do të quheshin më Mountbatten-Windsor, mbiemri i familjes mbretërore pas martesës midis Filipit dhe Elizabeth II, por Archie dhe Lilibet Sussex.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?