Hashtagu i famshëm edhe në Instagramin e Kiarës, surprizon ndjekësit me shprehjet e saj virale

Kiara Tito ka lënë gjurmë në ”Big Brother Albania Vip 2”, dhe pa frikë është kryefjalë, edhe pse ajo nuk kishte një lojë dhe strategji të fortë.

Dhe përtej lidhjes me Luizin, po flasim edhe për shprehjet e saj për shembull. “Më lër hapsirën time”, “Lëre të rrjedhë”, “Sinqerisht, realisht” etj. Dhe pikërisht këto të fundit Kiara i ka vendosur në profilin e Instagramit pas daljes nga reality-show.

Edhe ajo i ka marrë me sportivitet këto batuta, ironi e meme me shprehjet e saj dhe është përgjigjur në këtë mënyrë. Kiara ka shtuar po ashtu edhe hashtagun e famshëm “Me Luizin”. Kiara është tanimë fansja dhe mbështetësja e tij më e madhe, madje e ka konsideruar edhe “Luani im”

SHKARKO APP