Heidi dhe ”vëllai” thurin planet, por Françeska i përgjon pas dere. A e kuptoi modelja misionin e dyshes?
Heidi Baçi dhe Lidi janë një një mision sekret të dhënë nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, ku banorja duhet të bindë të gjithë konkurrentët se moderatori është vëllai i saj i madh.
Teksa dyshja po bënin plane në lavanteri se si të bindin banorët, në një moment aty afër ka kaluar Françeska Murati, e cila i ka përgjuar pas dere Heidin dhe Lidin.
Duke u përpjekur që të dëgjojë bisedën e dyshes, modelja e ka ulur kokën poshtë derës duke përgjuar. Mesa duket modelja ka kuptuar misionin e Heidit dhe Lidit për të bërë si vëlla e motër.