Historia e trishtë e këngëtares shqiptare: Nëna ndërroi jetë në prag të fejesës

Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare u rikthye me këngën “Lamtumirë”, të cilën e promovoi ditën e djeshme në emisionin e pasdites “Rudina”.

Përveç karrierës së saj, Lindita Theodori, foli edhe për jetën private, një detaj i së cilës e bëri të përlotej gjatë emisionit.

Duke treguar se si ishte njohur me bashkëshortin e saj, Lindita ka rrëfyer se ajo ishte një nga periudhat më të bukura dhe më të trishta të jetës, pasi atë kohë kishte humbur nënën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njohja jonë ka qenë shumë e natyrshme. Unë kam qenë nxënëse në ‘Liceun Artistik’ dhe Maqi ishte inxhinier Ndërtimi dhe flinte në ‘Qytetin Studenti’. Vazhdimisht shkëmbeheshim tek ‘Rruga e Elbasanit’ por në heshtje. Pastaj kur unë shkova në Institut, shkuam në metalurgji dhe aty jam njohur me Maqon, i cili ishte kryeinxhinier. U lidhëm dhe nuk u zgjidhëm më. Ai moment për mua ka qenë sa i bukur edhe i trishtë. Më 28 Nëntor të ’75 ne kishim vendosur të fejoheshim por në 3 nëntor nëna ime ndërroi jetë. Unë i kujtoj shumë mirë ato momente dhe duhet të ishte Maqo pas meje që unë ta kaloja sa më lehtë atë trishtim.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?