Hodhi dyshime për daljen e Bardhit nga Big-u, Sara zbulon të vërtetën: Nuk më intereson se çfarë mendon…
Spektaklin e së shtunës, Bardhi u largua nga Big Brother VIP Albania 3. Kjo pas lajmit që i dha vëllai se nëna e tij nuk ishte mirë dhe se ndodhej në spital.
E para që dyshoi për këtë ishte partnerja e tij, Sara Gjordeni me të cilën gjithashtu u njoh në këtë format. Ajo ka qenë e ftuar në Fan Club, ku ka folur për të gjitha këto dhe për raportin me Bardhin.
“Nëna e Bardhit është shumë mirë. U nxitova, fola para kohe. Isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim më të mirë të situatës”, u shpreh ajo.
Modelja e njohur theksoi: “Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon një palë e tretë. Thjesht më intereson edhe mënyra se si ndihet Bardhi, ka pasur një dëshirë shumë të madhe për të qenë në Big Brother”.
Që nga momenti që del nga shtëpia, Bardhi intervistohet menjëherë dhe kështu jep disa përgjigjje të cilat kishin të bëjnë edhe me Sarën edhe me familjes e tij.
Gazetarja: Brenda shtëpisë së Big Brother ke bërë deklarata të forta për Sarën, duke e quajtur madje edhe nënën e fëmijëve të tu, a do të të vinte keq nëse familja juaj nuk e përqafon këtë romancë?
Bardhi: Po do të më vinte keq, por do ta takoj familjen së pari se nuk e di ku janë çfarë po bëjnë, si është nëna, ato janë primare për momentin.
Gazetarja: Do të shkoje gjithsesi kundër aprovimit të tyre?
Bardhi: Dua ta di si është nëna, për pyetjet e tjera nuk kam koment.
Gazetarja: I qëndron atyre që the për Sarën aty brenda?
Bardhi: Po, normal që po, se s’ka pse jo.
Gazetarja: Më duhet të cek edhe diçka që edhe në Prime Sara hodhi vazhdimisht dyshime se familja nuk është dakord me lidhjen tuaj, si u ndjeve kur e dëgjove Sarën?
Bardhi: Unë këtë se paskam dëgjuar sepse nuk kam qenë aty, mezi po pres t’i shoh dhe t’i gjykoj në mënyrë të drejtë.
Gazetarja: Sara dhe ti do të jeni bashkë?
Bardhi: Shpresoj dhe besoj që po.