Horoskopi për ditën e sotme, 9 mars 2022

Dashi

Një atmosferë festive në shtëpinë tuaj do t’ju çlirojë nga tensioni. Një pasion i njëanshëm do të jetë i kotë. Në punë do të jeni energjikë dhe të motivuar. Do të keni nevojë për më shumë hapësirë në jetën tuaj në çift.

Demi

Praktikimi i meditimit do të rimbushë nivelet tuaja të energjisë. Përkushtimi dhe puna juaj e palodhur do të vihen re dhe do të sjellë shpërblime financiare për ju. Ndihma e prindërve në vendimin tuaj do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht.

Binjakët

Eksploroni mundësi të reja investimi që ju vijnë sot, por angazhohuni vetëm pasi të keni studiuar realizueshmërinë e këtyre projekteve. Sjellja juaj fëmijërore do të luajë një rol kyç në zgjidhjen e një problemi familjar. Planet për një udhëtim të mundshëm, mund të shtyhen për shkak të ndryshimeve në moment të fundit.

Gaforrja

Shmangni ndarjen e çështjeve personale me persona të rastësishëm. Ka gjasa të shkoni në një udhëtim që do të rinovojë energjinë dhe pasionin tuaj. Tregoni kujdes, mençuri dhe durim nëse do të përballeni me një koleg për një çështje personale.

Luani

Propozimet e reja do të duken joshëse, por mos u nxitoni në vendimet tuaja. Nëse dilni për të bërë pazar sot, ka gjasa të merrni diçka të këndshme për veten tuaj. Dashuri, puthje, përqafime dhe argëtim, dita do të jetë e mbushur me romancë me gjysmën tuaj më të mirë.

Virgjëresha

Sigurohuni që të kontrolloni zemërimin tuaj përpara se ai të marrë kontrollin ndaj jush. Do të ketë fitime të moderuara financiare nëse i investoni kursimet tuaja me një këndvështrim afatgjatë. Vizitoni një mik i cili mund të ketë nevojë për ndihmë.

Peshorja

Mos lejoni që t’ju pushtojnë frustrimet. Ka gjasa të keni një përmirësim në financat tuaja. Marrëdhënia juj në çift mund të mos jetë në ditën më të mirë.

Akrepi

Mundohuni të mos e humbni qetësinë, veçanërisht në kohë krize. Më në fund do të rikuperohen borxhet dhe detyrimet e gjata në pritje. Mos lejoni që miqtë tuaj të përfitojnë nga sjellja juaj bujare.

Shigjetari

Mund t’ju mungojë energjia dhe entuziazmi edhe pse suksesi në planet tuaj duket i afër. Bëni kujdes që të mos ofendoni pa dashje dikë në shtëpi. Një takim romantik i papritur mund t’ju ngatërrojë mendimet.

Bricjapi

Miqtë do t’ju prezantojnë me dikë, i cili do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimet tuaja. Gjatë gjysmës së dytë të ditës do të preferoni të relaksoheni dhe të kaloni kohë me familjarët tuaj. Partneri/partnerja juaj mund të jetë duke kërkuar një angazhim më të fortë në lidhjen tuaj, por mos bëni premtime që do ta keni të vështirë t’i mbani.

Ujori

Nëse jeni duke gjykuar zgjedhjet e dikujt tjetër, kujdesuni që të mos lëndoni ndjenjat e tyre. Thënia e gjërave të gabuara jo vetëm që do të ndikojë tek ata, por do të krijoni edhe një përshtypje të keqe për veten tuaj. Do të jeni në humor për të udhëtuar.

Peshqit

Do të jeni të prirur të shpenzoni shumë për të tjerët. Jeta juaj e dashurisë do të jetë plot shpresë për të ardhmen. Entuziazmi dhe natyra krijuese do t’ju çojnë në një ditë tjetër shpërblyese.

SHKARKO APP