Humb jetën aktori shqiptaro-grek, 31-vjeçari po kthehej nga një festë datëlindje
Aktori shqiptaro-grek, Panos Natsis (Panajot Naçi), ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou. Mediat greke raportojnë se 31-vjeçari ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një kamion.
Naçi para aksidentit fatal kishte qenë në datëlindjen e koleges së tij, Alexandra Tavoulari, të cilën e kishte organizuar vetë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë.