Humbi 16 kg pas lindjes, Klea Huta tregon tregon ‘sekretin’

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në fillim të qershorit. Kridi tanimë është 5 muajsh dhe Klea ndan shpesh momente me të, por pa i zbuluar portretin, një zgjedhje kjo që ka lidhje edhe me besëtytnitë, siç ka treguar moderatorja së fundmi në një seri pyetje-përgjigjesh në Instagram.

Sigurisht që të gjithëve na ka rënë në sy si Klea u rikthye në formë në një kohë shumë të shkurtër. Ajo mori gjatë shtatzënisë jo pak, por 19 kilogramë, 16 prej të cilave i hoqi që muajin e parë pas lindjes. Por si ia doli?

E pyetur nga një ndjekës, Klea u përgjigj:
“Mendoj që është dhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, m’u desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Muajin e parë hoqa 16 kilogramë, nga 19 që mora gjithsej.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?