Humbi këpucën por ia doli më së miri në sfilatë
Gjatë viteve ne kemi parë tepër incidente që ndodhin në pasarelën e modës, por nësë modelet nuk do të ishin profesioniste ato do të dështonin. Bëhet fjal për supermodelen Gigi Hadid, e cila është një nga modelet më të zonja të momentit dhe këtë e tregoi më së miri në pasarelë të hënën, ku u detyrua të ecte me një këpucë dhe askush se vuri re.
Teksa ishte duke u përgatitur për mbylljen e shfaqjes pranvere 2018 në sfilatën e Anna Sui në qytetin e New Yourk-ut, modelja ishte e kuruar nga koka tek këmbët, por për fat të keq njëra nga takat e saj nuk ishte siguruar siç duhet .
Ajo e humbi atë teksa doli në sfilatë, por 22-vjeçarja e kaloi më së miri këtë problem në New York Fashion Week, duke treguar profesionalizmin e saj, Gigi u detyrua të ecte me një takë.