Humbi njerëzit e dashur nga tërmeti, Evi Reçi përlot me fjalët plot dhimbje
Tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, rrënjosi dhimbjen në zemrat e njerëzve, pasi la pas shumë viktima.
Këngëtarja e njohur Evi Reçi, u përball me humbjen e familjes së xhaxhait, e cila fatkeqësisht u shua nën rrënoja.
Xhaxhai i saj Eduard Reçi bashkë me të shoqen, Dolorën dhe dy fëmijët Kristi dhe Klaus, u nxorrën të pajetë nga një pallat 6 katësh i shembur në Durrës.
Përpos familjes së xhaxhait, Evi ka humbur dhe mikeshën e saj.
Bëhet fjalë për piktoren Diene Karanxhaj, e cila fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot katastrofës natyre, bashkë me të bijën 8 vjecare, Esielën.
“Të pranosh të papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që me pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël që tu bë motivi i jetes. Ishit të gjithë bashkë. Një pse e madhe, një boshllek i madh.. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurine dhe dashamirësine tuaj. Zoti ju bekofte” shkruan në postim Evi duke treguar dhimbjen e madhe.